E pëson mërgimtari nga Kosova, bie në radar teksa po vozitste me shpejtësi 255 km/, i ndalohet vozitja në të gjithë Austrinë

HomeLajme

E pëson mërgimtari nga Kosova, bie në radar teksa po vozitste me shpejtësi 255 km/, i ndalohet vozitja në të gjithë Austrinë

Një kosovar, banues në rrethin e Ried, ka shënuar një rekord të palavdishëm në komunën e Pram, në Austri. Ai bie në radarin e një patrulle të polic

Policia e Kosovës në kufi kap mbi 1 mijë e 600 litra vaj pa dokumentacion
​Një vit nga “14 shkurti”, Haziri: Kurti i pavendosur, prisja udhëheqje ndryshe nga Osmani
“Kështu bëj në Kosovë”, arsyetimi i zyrtarit të EULEX-it për parkimin e gabuar

Një kosovar, banues në rrethin e Ried, ka shënuar një rekord të palavdishëm në komunën e Pram, në Austri.

Ai bie në radarin e një patrulle të policisë austriake, teksa ishte duke vozitur makinën e tij me një shpejtësi prej 255 kilometrash në orë, njofton albinfo.at.

Sipas raportit të policisë në Austrinë e Epërme, 20-vjeçari ishte duke lëvizur me makinë në drejtim të Wels-it në autostradën A8. Përkundër shpejtësisë së lartë, patrulla policore arriti ta ndalojë shoferin në daljen e Haag am Hausruck.

Me vendim të menjëhershëm, kosovarit i është ndaluar vozitja në gjithë Austrinë, ndërkohë lënda i është dërguar për në gjykatë.