E rëndë/ Humb jetën një person në Gjilan pas aksidentit me traktor

HomeLajmeLokale

E rëndë/ Humb jetën një person në Gjilan pas aksidentit me traktor

Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën, në Verbicë të Zhegocit në Gjilan, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, një person ka pësuar lëndime të rënd

Firmosi me Kosovën marrëveshjen për 300 qeli në burgun e Gjilanit: Dorëhiqet ministri danez
Në vendngjarje u gjet edhe marihuanë, detaje të reja nga vrasja në Gjilan
Pllakata e dëshmorëve mbushet nga “glacat” e pëllumbave

Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën, në Verbicë të Zhegocit në Gjilan, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, një person ka pësuar lëndime të rënda dhe nuk ka arritur të mbijetojë.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur për Sinjalin se bëhet fjalë për një 52-vjeçar, i cili ka humbur jetën pasi u vetkaksidentua derisa po punonte me traktor në tokën e tij.

Plagët që i pësoi ishin të rënda dhe fatkeqësisht vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, pasi viktima ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Në lidhje me rastin, Sinjali mëson se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.