E rëndë: Një 60-vjeçar dyshohet për vetëvrasje në Gjilan

HomeLajmeLokale

E rëndë: Një 60-vjeçar dyshohet për vetëvrasje në Gjilan

Një 60-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje sot në mëngjes në qytetin e Gjilanit. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia. Drejtoria Rajonale e P

Komuna e Gjilanit, fituese e Çmimit Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer (ELoGE)
Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan subvencionon me farë misri për mbjelljet pranverore 465 fermerë
Vazhdon falsifikimi i parave, raportohen dy raste brenda 24 orëve

Një 60-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje sot në mëngjes në qytetin e Gjilanit.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan rreth orëve të hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë se në një lagje të qytetit të Gjilanit në rrugë është një person i shtrirë.

Njësitet policore relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi e emergjencës së bashku me mjekun kujdestar i cili në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit me inicialet A.G. (60 vjeçar).

Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur një armë zjarri afër trupit të viktimës dhe sipas hetimeve të para dyshohet për rast vetëvrasje.

Hetimet në lidhje me rrethanat e rastit janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.