Sot rreth orës 12:00 në fshatin Stanishor në Novobërdë ka ndodhur një vetaksident i rëndë trafiku ku si pasojë një person ka humbur jetën. Bëhet e
Sot rreth orës 12:00 në fshatin Stanishor në Novobërdë ka ndodhur një vetaksident i rëndë trafiku ku si pasojë një person ka humbur jetën.
Bëhet e ditur se viktima është një 36-vjeçar, i cili ishte duke drejtuar veturën e cila u përfshi në aksident.
Mësohet se deri tek aksidenti erdhi si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, me ç’rast i ndjeri ka humbur kontrollin mbi automjet.
36-vjeçari është dërguar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Gjilan, por i njëjti s’ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.