Mot i nxehtë, me temperatura verore ditëve të ardhshme. Të shtunën me rrebeshe shiu e bubullima, parashikon “Prishtina Weather”. Pas këtij të nxeht
Mot i nxehtë, me temperatura verore ditëve të ardhshme. Të shtunën me rrebeshe shiu e bubullima, parashikon “Prishtina Weather”.
Pas këtij të nxehti ditën e shtunë pritet përkeqësim i shkurtër i motit, me ç’rast nga mesdita do të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima. Rrebeshet e shiu aty këtu mund të jenë edhe më intenzive e të shoqërohen edhe me breshër. Ditën e diel, reshje mund të priten vetëm përreth viseve malore, e të hënën mot më stabil dhe kryesisht me diell.
Ndotja e ajrit mbetet më e ulët edhe në ditët e ardhshme, kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme. Vetëm orëve të pasdites mbetet mundësi për rritje të koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, që shkurtimisht edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare.