Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur në Kosovë. Edhe muaji korrik ka nisur me shtrenjtimin e produkteve kryesore të ushqimit. Në ditët e para të këtij mu
Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur në Kosovë. Edhe muaji korrik ka nisur me shtrenjtimin e produkteve kryesore të ushqimit. Në ditët e para të këtij muaji janë shtrenjtuar sheqeri, vezët dhe patatet.
Qytetarët e Kosovës edhe muajin korrik do të shpenzojnë më shumë para për blerjen e ushqimit.
Agjencia e Statistikave ka treguar se gjatë ditës së djeshme pesë kilogram sheqer janë shitur me 5 euro e 24 centë. Kurse, dy ditë me herët çmimi i sheqerit ishte për 6 centë më lirë
Edhe vezët janë shtrenjtuar për disa centë, ngeshëm siç është bërë edhe me patatet.
Ditë më parë ASK-ja ka treguar se çmimet për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga maji i vitit të kaluar janë rritur 12.5 për qind.
“Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9 për qind në muajin maj 2022 krahasuar me muajin prill 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të bukës dhe drithërave me 1.8 për qind, mishi me 4.3 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 0.5 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore me 5.2 për qind, pemët me 5.4 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat me 1.3 për qind, prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë me 2.3 për qind dhe kafja, çaji dhe kakao me 1.9 për qind”, thuhet në raport, shkruan Demokracia.com.