Ekskluzive: Aktakuzë ndaj Glauk Konjufcës, ngarkohet për dy vepra penale

HomeLajme

Ekskluzive: Aktakuzë ndaj Glauk Konjufcës, ngarkohet për dy vepra penale

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, shumë shpejt pritet të ulet në bankën e të akuzuarve, lidhur me akuzën se në gusht të 2016-ës, në cilës

“Shpirtin na këpute…”, postimi prekës i familjarit të 23-vjeçarit që humbi jetën në Gjermani
Lutfi Haziri thotë se në zgjedhjet e 17 tetorit do të shkojë pa bërë fushatë
Vazhdon rritja e naftës, 1 litër naftë shkon deri në 1.12 euro në Kosovë

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, shumë shpejt pritet të ulet në bankën e të akuzuarve, lidhur me akuzën se në gusht të 2016-ës, në cilësinë e deputetit ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016 gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku të pranishëm ishin ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe ish-deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Valdete Bajrami, Sllobodan Petroviq dhe deputeti Pal Lekaj, i njëjti ka hedhur gaz lotsjellës, me ç’rast të gjithë personat zyrtarë janë detyruar ta ndërpresin mbledhjen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktakuza e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” rezulton të jetë ushtruar në gjykatë më 3 shkurt 2017.

Ndryshe, këtë të enjte ishte e paraparë që të mbahej seanca fillestare ndaj Konjufcës, mirëpo i njëjti nuk është paraqitur në gjykatë.

Sipas gjykatëses së rastit, Edita Çanta, i akuzuari e ka njoftuar gjykatën se për shkak të angazhimeve në punët e tij, nuk mund të jetë i pranishëm në këtë seancë.

“Betimi për Drejtësi” ka tentuar të kontaktojë me kryetarin Konjufca, por i njëjti nuk është përgjigjur.