Rritja ekonomike e Kosovës pritet të ngadalësohet në 3.9 përqind gjatë vitit 2022. Këto parashikime të normës së zhvillimit ekonomik për vendin tonë j
Rritja ekonomike e Kosovës pritet të ngadalësohet në 3.9 përqind gjatë vitit 2022. Këto parashikime të normës së zhvillimit ekonomik për vendin tonë janë bërë nga institucione ndërkombëtare financiare, e që po vlerësohen si reale nga ekspertë të ekonomisë.
Parashikimi i rënies ekonomike në 3.9 përqind prej 10.5 sa ishte për vitin 2021, është ndikuar nga rreziqet e shtuara me rritjen e ndjeshme të presioneve nga invazioni ushtarak rus në Ukrainë. Si rrjedhojë e kësaj lufte pritet të tkurren investimet e huaja direkte dhe të zvogëlohen remitancat nga diaspora e Kosovës.
Ai pret që norma e rritjes ekonomike për sivjet të jetë rreth 4 përqind.
“Ngjarjet fundit gjeostrategjike botërore, përkatësisht lufta midis Rusisë dhe Ukrainës ka kthyer mbrapa të gjitha këto parashikime dhe pretendime. Kështu që rritja ekonomike e planifikuar dhe e parashikuar, natyrisht që nuk do të mbetet në parametrat ekzistues dhe sipas parashikimeve dhe analizave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar e Ndërkombëtar, sikur ekonomia globale edhe ekonomia e Kosovës do të përjetojë një periudhë të një rënie ciklike të rritjes ekonomike. Megjithatë, edhe në këtë kontekst mbetet shifra pozitive të rritjes ekonomike, mirëpo jo sipas asaj që ishte parashikuar. Kështu që të gjithë këta mekanizma ndërkombëtarë parashikojnë që rritje ekonomike për vitin 2022 në Kosovë të mbetet rreth 3.9 përqind dhe nuk është ajo që është parashikuar nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera që kishin parashikuar një rritje prej dy shifrore, afër 10 përqind. Në këtë kontekst janë faktorët e jashtëm, por edhe faktorët e brendshëm ata të cilët ngadalësojnë rritjen ekonomike, por kryesisht zhvillimet e fundit midis Rusisë dhe Ukrainës kanë bërë që të kemi një ngadalësim të fort të rritjes ekonomike”, thotë Skënderi.
“Faktori kryesor mbetet ai ndërkombëtar, por kemi edhe faktor të tjerë të cilët janë në kontekst institucionalist dhe biznesor që ndikojnë drejtpërdrejt apo në mënyrë indirekte në rritjen ekonomike të Kosovës. Kjo sidomos në mungesë të thithjes së investimeve të huaja direkte që Kosova nuk po mund të realizojë politikat mbështetëse dhe stimuluese për investitorët e jashtëm që ata të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë. Investimet e jashtme janë një ndër faktorët kyç të rritjes ekonomike… (05;50) Në këtë kontekst pritet ndoshta edhe një rënie e të ardhura nga diaspora, për shkak se edhe ekonomitë e këtyre vendeve janë duke u ballafaquar me vështirësi ekonomike, kështu që edhe ata do të hezitojnë që në këtë periudhë të ardhshme të shpenzojnë në konsum e sidomos në ndërtimtari, edhe në sektorin e ushqimeve”, thotë ai.