Emrin e ka Gëzim, po jetën s’e ka të tillë

HomeLokale

Emrin e ka Gëzim, po jetën s’e ka të tillë

Gjilanasi Gëzim Maloku bënë një jetë të vështirë. Çdo ditë që vjen, për të është më e vështirë se tjetra. Prej kohësh, ai jeton i vetëm, me 100 euro n

Dramë zgjedhore në Gjilan, Alban Hyseni ia përmbys sërish rezultatin Lutfi Hazirit
Reagon PDK: Sondazhet e porositur nuk mund ta përcaktojnë fituesin në Gjilan
Kontributi që bizneset lokale japin, luan rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Gjilanit

Gjilanasi Gëzim Maloku bënë një jetë të vështirë. Çdo ditë që vjen, për të është më e vështirë se tjetra. Prej kohësh, ai jeton i vetëm, me 100 euro ndihmë invalidore nga shteti.

Gëzimi thotë se nuk është lehtë për të jetuar i vetëm dhe me një ndihmë invalidore në vlerë prej 100 euro, kur dihet mirëfilli se këto mjete nuk i mjaftojnë as për gjera elementare.
Por ja që jeta, siç thotë Gëzimi, është e llojllojshme dhe jo e lehtë për çdo kënd.

Megjithatë, Gëzimi nuk harron të falënderojë shumë miq të tij, të cilët herë pas here e ndihmojnë, me nga 5 apo 10 euro, por ajo që po e mundon vazhdimisht është se ushqimin ditor duhet rregullisht ta blejë e shpesh herë ndodh të mbetet me xhepa bosh.

“Shpesh mbetem pa para dhe nuk kam me çka të blejë bukë. Shumë herë të tjera nuk kam fare shije për ushqimet e blera jashtë. Gatimet e shtëpisë janë më të mira për mua, por ku t`i marrë unë ato”, thotë Gëzimi.

Ai ka edhe një brengë, meqë është dashamir i flaktë i sportit, përkatësisht futbollit, por nuk ka mundësi t`i shoh ndeshjet as në televizor, sepse nuk posedon program sportiv.
Në mungesë të kësaj, Gëzimi detyrohet të shkojë në ndonjë kafene për të përcjellë ndonjë nga ndeshjet e tij të preferuara.

Gëzimi që nga fëmijëria kishte nevojë për përkrahje e sidomos prej kur ka ngelur pa asnjërin prind dhe i vetëm duhet të ballafaqohet çdo ditë me peripecitë e jetës.

Gëzimi jeton në lagjen e Dardania në Gjilan, ku gëzon respektin dhe simpatinë e komunitetit. Veçmas është i dashur për fëmijët, me të cilët e kalon kohën më të madhe, duke ndarë drejtësinë në lojën e futbollit mes ekipeve të futbollistëve të lagjes, në fushën e shkollës “Selami Hallaçi’.
Që Gëzimi ta ndjejë jetën ashtu siç e ka emrin, duhet që dikush t`ia shtrijë dorën atij./Radio Star/