Ëndrra e realizuar e Kosovës: Sot festohet 14 vjetori i pavarësisë

HomeLajme

Ëndrra e realizuar e Kosovës: Sot festohet 14 vjetori i pavarësisë

Kosova sot feston 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë si shtet i pavarur dhe demokratik, shkruan Gazeta Metro. Ishte data 17 shkurt e vitit 2008,

Momenti kur delegacioni ukrainas arrin në vendin ku do të mbahen negociatat me Rusinë
Vdekje të dyshimta në Gjilan dhe Viti
Vuçiq: Do të jetonim 10 herë më mirë nëse do të kishim vendosur sanksione ndaj Rusisë

Kosova sot feston 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë si shtet i pavarur dhe demokratik, shkruan Gazeta Metro.

Ishte data 17 shkurt e vitit 2008, ajo që vulosi pavarësinë e Kosovës, duke u njohur pastaj prej shteteve të tjera të botës.

Mirëpo, këtij regjimi i erdhi fundi kur u vendosën trupat ndërkombëtar në Kosovës, për ta përmbyllur kështu luftën që zhvillohej në Kosovë nga shteti serb.

Me 17 shkurt të vitit 2008, ish-kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, lexoi në Kuvend deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Dy vite pas shpallës së pavarësisë, më 22 korrik 2010, pavarësia e Kosovës u pranua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila konfirmoi përmes mendimit këshillëdhënës se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.

Republika e Kosovës u bë vendi që garanton të drejtat e të gjitha komuniteteve, bazuar në Kushtetutën e shtetit. /gazetametro.net