Enver Hoxhaj zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

HomeLajme

Enver Hoxhaj zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit

Qytetarët duhet të vetëdijesohen për pasojat shëndetësore që sjell tuberkulozi
Kurti me mesazh për serbët e Kosovës: Ruajeni qetësinë, mos u ndikoni nga regjimi autoritar në Beograd
Alban Hyseni: Policëve në Gjilan do tu vendosen kamera në trup

Kuvendi i Kosovës me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Hoxhaj është i zgjedhuri i PDK-së për nënkryetar të Kuvendit, pas zgjedhjes së Bedri Hamzës kryetar i Mitrovicës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar sot për zëvendësimin e dy deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi dy deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dolën fitues të dy komunave në zgjedhjet lokale të 14 nëntorit.

Kështu Rashit Qalaj do të jetë deputet në vend të Bedri Hamzës që u zgjodh kryetar i Mitrovicës dhe Isak Shabani do të jetë deputet në vend të Fadil Nurës që u zgjodh kryetar i Skenderajt. /Express/