Escobar: Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA

HomeLajme

Escobar: Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e forc

Jasharaj: Rreth 80 për qind e punëtorëve të arsimit janë vaksinuar me dozën e parë
Edhe dy ditë me temperatura verore, të shtunën kthehen reshjet e shiut
Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, që Serbia ka paralajmëruar se do ta kërkojë nga KFOR-i.

“Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht. Ne nuk e mbështesim këtë fare”, ka thënë Escobar për REL.

Më tej ai ka thënë se Kosova ka garanci shumë të qarta nga SHBA.

“Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara.

I pyetur se cili do të ishte reagimi I SHBA nëse Beogradi ndërmerr ndonjë inkursion të armatosur në veri të Kosovës, Escobar thotë se nuk beson se kjo do të ndodhë.

“E para, këtë nuk e pres. E dyta, Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara, të manifestuara përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR.

Ndryshe Escobar, po qëndron në Kosovë, ku është takuar me presidenten e vendiot Vjosa Osmani, kryeministrtin Albin Kurti dhe përfaqësues të partive politike.