Eurodeputetja franceze, Dominique Bilde, ka kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën. Ndërkaq në një postim në Twitter, ajo shkon aq larg sa
Eurodeputetja franceze, Dominique Bilde, ka kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ndërkaq në një postim në Twitter, ajo shkon aq larg sa e quan çmenduri dhe se refuzojnë zgjerimin e Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Kosova ishte në program këtë javë në Parlamentin Evropian në Francë. Ne refuzojmë zgjerimin e BE-së me këtë vend. Ne gjithashtu kundërshtojmë lëshimin e vizave për shumë shtetas të tyre! Është koha për të ndaluar këtë çmenduri. Grupi i Identitetit dhe Demokracisë – Francë thotë JO”, ka shkruar Bilde në Twitter.
Kujtojmë që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e liberalizimit të vizave, ndërsa Franca mbetet ndër shtetet e vetme bllokuese sa i përket liberalizimit.