Është për çudi: Nxënësit e shkollave të mesme do të marshojë me moton “S’po shkohet n’shkollë”

HomeLajme

Është për çudi: Nxënësit e shkollave të mesme do të marshojë me moton “S’po shkohet n’shkollë”

Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) më 19 prill do të mbajë marsh me moton “S’PO SHKOHET N’SHKOLLË”. KNK synon që ta fuqizojë zërin e nxënësve të

Vetëvendosja po mbanë protestën kundër Asociacioni
Pensionistët kosovarë marrin 90 deri në 627 euro, sa janë në rajon?
Specat e Kosovës, të kërkuar në tregun evropian

Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) më 19 prill do të mbajë marsh me moton “S’PO SHKOHET N’SHKOLLË”.

KNK synon që ta fuqizojë zërin e nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë, duke e paraqitur, siç thonë “realitetin shqetësues”.

“Cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore si dhe fenomenet negative prezente me të cilat përballen nxënësit e shkollave tona janë vetëm disa prej pikave të cilat na kanë shtyer të marrim një hap të tillë”, thuhet në njoftim.

Në marsh, Këshilli i Nxënësve i fton edhe prindërit, organizatat dhe çdo individ.

“Heshtja nuk është zgjidhje! T’i kthehet vëmendja ARSIMIT!”, thuhet në njoftim.