Eurodeputeti bullgar: Është koha që BE të heq vizat për Kosovën dhe të gjitha vendet anëtare të njohin shtetësinë e saj

HomeLajme

Eurodeputeti bullgar: Është koha që BE të heq vizat për Kosovën dhe të gjitha vendet anëtare të njohin shtetësinë e saj

Anëtari i Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk ka thënë se është koha që Bashkimi Evropian të heq vizat për Kosovës si dhe të gjitha vendet anëtare të

Vrasja në Gjilan, arrestohen tre persona të dyshuar
Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Nuk do të heqim dorë nga asnjë pëllëmbë e territorit tonë
Kastrati: Ministri Vitia tha që s’ka mjaftueshëm vaksina, prandaj s’janë rritur kapacitetet për vaksinim

Anëtari i Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk ka thënë se është koha që Bashkimi Evropian të heq vizat për Kosovës si dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së të njohin shtetësinë e Kosovës.

Këtë deklaratë, Kyuchyuk e bëri pas takimit me presidenten Osmani dhe kryediplomaten Gërvalla.

“Është koha e fundit që BE t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së ta njohin vendin për të ecur përpara në integrimin e saj euroatlantik. Ky ishte mesazhi im për Presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz”, ka shkruar Kyuchyuk në Twitter.

Për këtë mbështetje të tij e ka falënderuar edhe presidentja Vjosa Osmani.

Faleminderit Ilhan Kyuchyuk për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. E lumtur që të takova në Forumin Diplomatik në Antalia”, ka shkruar Osmani gjithashtu në Twitter. /GazetaSinjali/