Familjari i të dyshuarve për vrasjen e 23-vjeçarit në Klinë: E vrau vëllai i tij aksidentalisht

HomeLajme

Familjari i të dyshuarve për vrasjen e 23-vjeçarit në Klinë: E vrau vëllai i tij aksidentalisht

Mbrëmë u raportua për një vrasje dhe dy të plagosur në Volljakë të Klinës. T7, sot ka qëndruar në këtë komunë, për të sjell më shumë detaje për ngj

Mot me vranësira dhe reshje shiu në Kosovë
Viti: E mitura raportoi se u dhunua seksualisht, ekzaminimi gjinekologjik e tregon të kundërtën
Haziri: Qeveria të zgjohet nga gjumi dhe ta parandalojë destabilizimin e Kosovës

Mbrëmë u raportua për një vrasje dhe dy të plagosur në Volljakë të Klinës.

T7, sot ka qëndruar në këtë komunë, për të sjell më shumë detaje për ngjarjen e rëndë, ku i vrarë mbeti një 23-vjeçar.Për televizionin, i afërmi i të dyshuarve për vrasje, ka dhënë një deklaratë, ku ka thënë se 23-vjeçarin me inicialet F.H, e ka vrarë aksidentalisht vëllai i tij.Kështu ka thënë, Miftar Hasangashi.“Babai i tij po thotë që na nuk kemi faj, atij djalit që është i vramë, i ka ra me kaci një djalë më i vogël, e tash ai kur e ka humbë vetëdijen, e ka nxjerr alltinë me i vra ata dhe e ka vra vëllain e vet”, ka thënë Hasangashi, familjar i të dyshuarve për vrasjen e 23-vjeçarit nga Klina.

Policia e Kosovës, ka lëshuar sot një njoftim, për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Klinë, ku thuhet se me datë 28 prill 2022, rreth orës 20:40, Policia e Kosovës është informuar për të shtëna me armë zjarri, në parkingun e një restoranti në fshatin Volljakë.“Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe është kuptuar se tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe mjete të forta.

Viktimat fillimisht janë dërguar në QKMF-Klinë, e më pas në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e njërit nga të lënduarit. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, prokurori i shtetit, pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohen dhe arrestohen pesë (5) të dyshuar në rast: A.G. lindur me 1980, N.G. lindur me 1992, A.G. lindur me 1998, B.G. lindur me 1985, B.G. lindur me 1974”, thuhet në njoftim.