Mbrëmjen e së shtunës, qyteti i Ferizajt u trondit nga ngjarja tragjike ku mbeti i vrarë i riu, Gazmend Hyseni. Lidhur me ngjarjen ka pasur reagime
Mbrëmjen e së shtunës, qyteti i Ferizajt u trondit nga ngjarja tragjike ku mbeti i vrarë i riu, Gazmend Hyseni.
Lidhur me ngjarjen ka pasur reagime të shumta nga persona të njohur për publikun, e ndër ta edhe reperi Fero i cili kishte miqësi të ngushtë me të ndjerin.
Gazmend Hyseni njihej me nofkën Strella, nofkë kjo e cila është përjetësuar përmes një tatuazhi në trupin e Feros.
“King Strella” është tatuazhi më i ri i reperit gjilanas, të cilin e ka treguar përmes rrjeteve sociale.
Kujtojmë se i dyshuari kryesor për vrasjen e 30-vjeçarit është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi.