Fero shpallet në kërkim nga Policia, pas sulmit ndaj Jetmir Agajt

HomeLajme

Fero shpallet në kërkim nga Policia, pas sulmit ndaj Jetmir Agajt

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një përleshje që ka ndodhur sot në Dragodan. Të përfshirë në këtë përleshje ishin reperi kosovar Feronit Shaba

Hyseni në ‘Hidromoravë’: Më në fund do të zgjidhet problemi i ujit të pijes
Biletat 50% më lirë, zv/ministri dhe Kurtishaj në konferencë për media
Bunjaku: LDK mbetet shtëpia e vetme origjinale e shqiptarëve

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një përleshje që ka ndodhur sot në Dragodan. Të përfshirë në këtë përleshje ishin reperi kosovar Feronit Shabani- Fero dhe truproja i tij.

Ata kanë sulmuar producentin e njohur, Jetmir Agaj, në studion e tij, në Dragodan.

E për këtë, Fero bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, janë shpallur në kërkim nga policia.

Sinjali mëson se Agaj për momentin është duke u  intervistuar në polici në cilësinë e të dëmtuarit.

Burime nga policia kanë deklaruar se në sulm është përdorur edhe një armë e zjarrit nga truproja e Feros, Bujar Ibishi.

Mësohet se pas konfrontimit mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vraj“.

Kujtojmë që Agaj është producent i këngëtarëve të njohur si Azet, Albi e Bardhi.

Sinjali do t’iu mbajë të njoftuar për rastin.