Fero shpreh ngushëllime pas vrasjes së 30-vjeçarit në Ferizaj

HomeShowbiz

Fero shpreh ngushëllime pas vrasjes së 30-vjeçarit në Ferizaj

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot (e shtunë) në orët e hershme të mëngjesit në Ferizaj, ku një person la të vdekur një 30-vjeçar pasi shtiu me armë zj

“Dënime, barna, teste, kah me i çu paret ma përpara qytetarët”, Labi ka një kërkesë për Policinë
Kërkohet paraburgimi i Feros për rrahjen e 19-vjeçarit në Gjilan
Këngëtarët dhe klubet e natës do të organizojnë protestë ndaj Qeverisë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot (e shtunë) në orët e hershme të mëngjesit në Ferizaj, ku një person la të vdekur një 30-vjeçar pasi shtiu me armë zjarri.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media, në të cilën ka dhënë më shumë detaje duke treguar se si ka ndodhur rasti.

Policia sqaron se me daten 28.05.2022 rreth orës 00:53 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën “Rexhep Bislimi” tek marketi ” Euro Market” në Ferizaj kishte të shtëna me armê zjarri. Patrullat e policisë menjëherë ju kanë përgjigjur kësaj thirrje dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, më pas edhe hetuesit dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Fero (Foto: Screenshot/Instagram)

Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Personi i vrarë duket të jetë mik i ngushtë i reperit gjilanas, Feronit Shabani – Fero, i cili bëri një reagim në një postim të shpërndarë në InstaStory.

“Allahu në xhenet vëlla”, u shpreh ai.

Si provë materiale nga vendi i ngjarjes është konfiskuar dy armë zjarri ( pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja. /