Fifi shfaqet me maskë të oksigjenit: Dua të më kthehet zëri im, dua të frymoj

HomeLajme

Fifi shfaqet me maskë të oksigjenit: Dua të më kthehet zëri im, dua të frymoj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, duket se këto ditë nuk është fare mirë me shëndet. Ajo u ka treguar ndjekësve të saj se ndodh

Jasharaj: Greva do të vazhdojë derisa të ketë zgjidhje
Zjarret shkrumbojnë një pjesë të Bjeshkëve të Nemuna
Agjencia Kundër Korrupsionit çon në Prokurori ministra, zv/ministra, këshilltarë e gjyqtarë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, duket se këto ditë nuk është fare mirë me shëndet.

Ajo u ka treguar ndjekësve të saj se ndodhet në spital dhe po trajtohet me oksigjenoterapi.

Fifi nuk ka bërë të ditur ekzaktësisht se nga çfarë po vuan, por thjeshtë publikoi një imazh nga shtrati i spitalit.

“Kam nevojë të më kthehet zëri im, kam nevojë të frymoj”, ka shkruar Fifi në InstaStory.

Përndryshe, këngëtarja me prejardhje nga Kosova përndryshe ka muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Ndër projektet e saj muzikore më të fundit aktualisht mbeten bashkëpunimi me Brunon, “Fiksim”, dhe solo-kënga “Maniak i dhimbjes”.

Megjithatë, ajo nuk ka munguar nëpër koncerte, duke qenë aktive në mbrëmje muzikore të ndryshme gjatë netëve verore.