Fillojnë punimet në rregullimin e rrugëve në fshatin Haxhaj

HomeLajme

Fillojnë punimet në rregullimin e rrugëve në fshatin Haxhaj

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet në rregullimin e rrugëve në fshatin Haxhaj. Gjatë v

Ia “hedhin valles” Policia ndërpret tri dasma
Kurti: BE-ja s’ishte e lumtur që s’pranova vetëm letërshkëmbim për zgjedhjet serbe
Këto janë temperaturat për javën e fundit të dhjetorit

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet në rregullimin e rrugëve në fshatin Haxhaj.

Gjatë vizitës në këtë fshat, kreu i Gjilanit ka njoftuar se vlera e këtij projekti është mbi 111 mijë euro.

“Kanë nisur këto ditë punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve ne fshatin Haxhaj në gjatësi 877 metra. Projekti në vlerë 111,660.51 zgjidh problemin e kamotshëm të banorëve. Po punojmë në çdo cep të komunës!”, ka thënë Hyseni.