Sot, më datë 12 korrik 2022, Policia e Kosovës në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ka filluar trajnimi profesional për
Sot, më datë 12 korrik 2022, Policia e Kosovës në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ka filluar trajnimi profesional për zyrtarë policorë gjenerata e 57-të e kadetëve policorë.
Pas nënshtrimit të të gjitha procedurave të parapara testuese për të gjithë aplikantët nga konkursi i fundit për zyrtarë policorë për fillim të trajnimit bazik, sipas parimeve të meritokracisë janë përzgjedhur 448 pjesëtarë të cilët i janë bashkangjitur Policisë së Kosovës, si punonjësit më të ri të saj.
Kjo gjeneratë përbehet nga gjithësej 448 pjesëmarrës në të cilën janë përfshirë kadetë policorë të të dy gjinive, e të cilët njëkohësisht përfaqësojnë komunitet e të gjitha grupeve etnike të Republikës së Kosovës.