Flet Lutfi Haziri pas darkës te ambasadori amerikan

HomeLajme

Flet Lutfi Haziri pas darkës te ambasadori amerikan

Ish-kryesuesi i Ekipit të Unitetit, Lutfi Haziri, ishte pjesë e një darke që ambasadori amerikan Hovenier para dy ditësh shtroi për anëtarët e delegac

Nuk respektuan masat antiCOVID, Policia dënon 468 qytetarë
Kurti bën të ditur zyrtarizimin e Emisarit Special të Gjermanisë: Mezi pres të punoj me të
Së shpejti s’ka më ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri, kjo është forma se si do bëhet verifikimi i automjeteve

Ish-kryesuesi i Ekipit të Unitetit, Lutfi Haziri, ishte pjesë e një darke që ambasadori amerikan Hovenier para dy ditësh shtroi për anëtarët e delegacionit kosovar që morën pjesë në bisedimet e Vjenës. Haziri foli për Gazetën Express rreth asaj që u bisedua aty dhe rolit që ambasadori Hovenier ka pasur si përfaqësues i ShBA-së në bisedimet në kryeqytetin austriak që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Përgjegjësi i LDK-së për Dialog, foli edhe për procesin 18 mujor të bisedimeve në Vjenë që çuan në përmbylljen e statusit final të Kosovës.

Por në ato bisedime, Haziri tha se është dashur të bëhen edhe kompromise që të arrihet qëllimi i pavarësisë.

“Ka pasur momente kur është dashur të bëjmë kompromis në arritjen e qëllimit që pavarësia e Kosovës të mos diskutohet më atje, por vetëm mënyra se si të arrihet deri tek pavaresia e Kosovës dhe kjo është rrethanë që po e jetojmë tashmë. Në anën tjetër, gjendja post-independente Kosovës i ka sjellur veshtirësitë e saj. Suksesshëm kemi përmbyllur mbikqyrjen ndërkombëtare të pavaresisë, por nuk kemi bërë rishikimin e sektorit të pushtetit lokal, nuk kemi bërë rishikimin e sektorit të sigurisë dhe tashmë shumë vite pas pavaresisë duhet të rishikohen edhe sektoret e tjerë. Natyrisht, në fokus edhe me tutje mbetet një normalizim i raporteve me gjithë fqinjët, me të cilët veç është arritur, përveç raportit specifik me Bosnje dhe Hercegovinën dhe natyrisht një marrëveshje historike mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan, që nënkupton mes Serbisë dhe Kosovës”, tha ai.

Haziri tha se Hovenier ka pasur rol të jashtëzakonshëm në përmbylljen e procesit të bisedimeve në Vjenë.

“Është njeri prej diplomatëve që tani në nivel të ambasadorit perfaqëson ShBA-të në Prishtinë, por gjatë bisedimeve për statusin final ka qenë diplomat i angazhuar ne Vjenë për të ndihmuar permbylljen e statusit final te Kosoves dhe natyrisht na ka bashkuar në darkë një moment i madh i historisë qe ka determinuar pavaresine e Republikes me 17 shkurt permes bisedimeve të Vjenës, ku ambasadori ka pasur rol të jashtëzakonshëm në përmbyllje të këtyre bisedimeve”, tha Haziri për Express.

Nënkryetari i LDK-së tha poashtu se procesi i bisedimeve në Vjenë është ndërtuar në unitet brenda palës kosovare përballë Serbisë.

“Ajo që është e vërtetë është që procesi i bisedimeve të Vjenës është ndërtuar jo vetëm në unitet në përfaqësim por edhe unitet në tavolinë perballë negociatorëve që kanë qenë ndërmjetësi ndërkombëtar, presidenti Ahtisari me ekipin e tij, dhe në anën tjetër pala serbe e cila ka dalur me propozime, iniciativa dhe kërkesa të tyre”, tha Haziri.

Haziri u shpreh se delegacioni kosovar ka qenë pa dallime në arritjen e qëllimit në bisedime, rezultat që i ka sjellë Kosovës 17 shkurtin.

“Natyrisht , ka qenë moment i cili duhet mbahet mend sepse Kosovës i ka sjellur 17 Shkurtin, përmes një uniteti në veprim, një uniteti politik e jo vetëm nje uniteti formal, pa dallime në arritjen e qellimit që Republika e Kosoves të pranohet ndërkombëtarish si shtet, i cili veç është realitet tani”, tha ai.

Duke folur për vështirësitë në bisedimet me palën serbe në Vjenë, Haziri tha se bashkëpunimi me ambasadorin amerikan Hovenier që në atë kohë shërbeu si përfaqësues i ShBA-së ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Bashkëpunimi ka qenë i jashtëzakonshëm! Ka përfaqësuar natyrisht ShBA-të në ekipin e presidentit Ahtisari, dhe bisedimet 18 mujore nuk kane qenë të lehta, kanë qenë jashtëzakonisht të veshtira. Ka pasur momente të jashtëzakonshme që mbahen mend në ato negociata, ka pasur momente të veshtira e të mira”, u shpreh ish-kryetari i Gjilanit.