Florian Marku triumfon ndaj Maxim Prodan në super-meçin që zgjati 10 raunde, shpallet kampion në IBF

HomeSport

Florian Marku triumfon ndaj Maxim Prodan në super-meçin që zgjati 10 raunde, shpallet kampion në IBF

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në meçin që u zhvillua për plot 10 raunde.  Marku d

Gjilanasja Uta Ibrahimi me një tjetër sukses, ngjitet në majën Makalu me lartësi prej 8485 metrave
Xhiro e fundit në sezonin vjeshtor në BKT Superligë, ndeshje interesante në Lipjan e Gjilan
Ismet Munishi deklarohet për incidentin: Nuk kemi qejf të ndodhin skena të tilla

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në meçin që u zhvillua për plot 10 raunde. 

Marku dhe Prodan janë ndeshur mes vete në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ në një meç shumë interesant.

Kjo përballje ishte në kuadër të kategorisë “walterwight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme.

Në fund ky meç i takoi Markut, i cili u shpall kampion i  ‘welterweight’ IBF International.

 

 

Ky meç ishte shumë i luftuar dhe u duk shumë i barabartë qysh në nisje, ku raundi i parë ishte testues për të dy.

Edhe raundi i dytë ishte i barabartë, por pati më shumë aksion, ku nuk munguan goditjet nga të dy boksierët.