Fundjava e ftoftë, të dielën borë

HomeLajme

Fundjava e ftoftë, të dielën borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët, ndërsa të dielën parashihet të bie edhe borë. IHK njofton se t

Sikur të jetë “patinazh”, rruga Viti-Gjilan krejtësisht e ngrirë
Sveçla së shpejti me lajm të mirë për qytetarët e Luginës së Preshevës
Kurti bën thirrje: Qytetarët që kanë blerë miell më shumë se që iu duhet, ta kthejnë në furrë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët, ndërsa të dielën parashihet të bie edhe borë.

IHK njofton se të dielën parashihet të bie borë në viset e larta malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore. Shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.