Furnizimi me energji elektrike në Kosovë, njësia A5 jashtë funksionit, rritja e çmimit nuk përjashtohet me uljen e temperaturave

HomeLajme

Furnizimi me energji elektrike në Kosovë, njësia A5 jashtë funksionit, rritja e çmimit nuk përjashtohet me uljen e temperaturave

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka treguar për gjendjen në furnizim me energji elektrike në Kosovë. Rizvanolli në Komisionin për Ekonomi k

Për gati një muaj Blloku A3 nuk do të punojë, shkurtohet kapaciteti i prodhimit të rrymës
Certefikohet gjenerata e parë e asistentëve për fëmijë-nxënës me nevoja të veçanta arsimore nga Komuna e Gjilanit dhe Kamenicës
Haziri pas votimit: Sonte do të festojnë gjilanasit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka treguar për gjendjen në furnizim me energji elektrike në Kosovë.

Rizvanolli në Komisionin për Ekonomi ka thënë se aktualisht në në funksion janë dy njësi të termocentralit Kosova A dhe dy të termocentralit Kosova B, shkruan Reporteri.net.

Rizvanolli ka bërë të ditur se aktualisht jashtë funksionit është njësia A5, që Rizvanolli ka thënë se nuk pritet të kthehet në funksion para Vitit të Ri.

Sipas saj në përgjithësi prodhimi i energjisë në vend ka pasur një realizim prej 101 përqind të planit të prodhimit.

“Aktualisht janë në funksion dy njësi të term Kosova A dhe Dy në funksion të Kosova B.

Në njësinë A3 remonti ka përfunduar dhe është kthyer në funksion dje. Në njësinë A4 remonti kapital ka përfunduar më 3 tetor dhe edhe ajo është në funksion.

Prodhimi nga këto njësi veç e veç sillet në rreth 130 megavat orë. Njësia A5 është aktualisht jashtë funksionit. KEK është duke duke shqyrtuar të gjitha mundësitë për ta bërë funksionalizuar sa më herët, por aktualisht, duke se është e pamundur që të kthehet në funksion para vitit të ri. Sa i përket Kosova B gjatë verës janë kryer remontet kapitale dhe që të dyja këto janë në funksioni tani. Prodhimi në njësinë B1 është 250 deri në 255 m4gavat orë, ndërsa në B2 220-230.

Gjatë periudhës së mbetur të këtij viti mundësitë e KEK janë që të operojë me dy njësi të Kosova A dhe Kosova B me një kapacitet prej 750 megavat orë.

Në përgjithësi prodhimi i energjisë në vend ka pasur një realizim prej 101 PËRQIND të planit të prodhimit kjo falë të gjenerimit të Kosova B. Gjatë kësaj periudhe një pjesë e energjisë tepricë është deponuar në Shqipëri”, ka thënë Rizvanolli para deputetëve.

Rizvanolli nuk e ka përjashtuar mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike pas rënies së temperaturave.

Ajo ka thënë se aktualisht për shkak të motit të mitë, çmimi i rrymës në tregjet ndërkombëtare ka shënuar rënie dukshëm.