Futbollisti gjilanas, Shaqiri pritet të largohet nga “Anfield”

HomeSport

Futbollisti gjilanas, Shaqiri pritet të largohet nga “Anfield”

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere. Ekipi anglez po planifikon të bëj ndryshime dhe njëri prej të larguarve pritet të

Sporti e kultura, sukseset kryesore të Kosovës gjatë këtij viti
Mënyra më e mirë për ta nisur sezonin, Unitedi triumfon me goleadë ndaj Leeds
Nuhiu: I lumtur me fitoren, tani duam ta mbajmë pozitën e parë

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere. Ekipi anglez po planifikon të bëj ndryshime dhe njëri prej të larguarve pritet të jetë kosovari me pasaportë zvicerane.

Lajmin e ka bërë të ditur portali “Liverpool Echo”.

Përpos Shaqirit, nga “Anfield” pritet të largohen edhe lojtarët si Nat Phillips, Harry Wilson, Divock Origi e Neco Williams.

Megjithatë, Shaqiri pati sukses të madh në nivel ekipor, duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe Premierligën.

Ish-futbollisti i Baselit, Bayernit, Interit dhe Stoke Cityt do ta kërkojë një klub të ri para fillimit të sezonit të ri.

Mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën futbollisti nga Zhegra e Gjilanit.