Gashi i SBASHK-ut: I moshuari që tentoi ta sulmonte Jasharajn na tha ‘do t’ju vras’

HomeLajme

Gashi i SBASHK-ut: I moshuari që tentoi ta sulmonte Jasharajn na tha ‘do t’ju vras’

Skënder Gashi nga SBASHK-u e ka sqaruar më gjerësisht incidentin në shkollën “Ismail Qemali” në kryeqytet, ku u tentua të sulmohet kryetari i sindikat

47 fëmijë infektohen me COVID-19, sa është i sigurt kthimi në shkolla?
Policia jep detaje për organizimin e serbëve në Gazimestan: U gjetën edhe thika
Mesazhi prekës i dajës për mbesën që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

Skënder Gashi nga SBASHK-u e ka sqaruar më gjerësisht incidentin në shkollën “Ismail Qemali” në kryeqytet, ku u tentua të sulmohet kryetari i sindikatës, Rrahman Jasharaj. Ai tha se aty pati edhe kërcënime me vrasje.

Gashi tha se nuk e kuptuan se si një prind ishte në sallën ku duhej të ishin vetëm mësimdhënësit dhe anëtarët e këshillit grevist.

“Unë vij nga Malisheva dhe nuk i njihsha mësimdhënësit aty. Pas përfundimit të fjalimit, një prind i moshuar ishte ulur pranë derës dhe në momentin kur deshëm të dilnim, u ngrit në këmbë, filloi të shante e të fyente, e mandej pati edhe tentim të sulmit fizik”, tha ai.

Gashi tha se në takim s’ka pasur të drejtë të jetë askush përveç mësimdhënësve grevistë, ndërsa tha se drejtoresha e shkollës kishte qenë afër hyrjes.

Fillimisht, i moshuari kishte tentuar që ta merrte fjalën gjatë mbledhjes, ndërsa në fund tentoi ta sulmonte Jasharajn.

“E kam dëgjuar nganjëherë në mbledhje. Dua – tha – t’ia bëjë një pyetje kryetarit. I thanë që nuk ke të drejtë të marrësh pjesë dhe ka qëndruar i heshtur deri kur kemi filluar të dalim nga salla”, shpjegon Gashi.

Ai shton se më pas, i moshuari tentoi ta sulmonte fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, duke kërcënuar me vrasje.

“Pati një fyerje verbale duke sharë, mandej pati kërcënim edhe fizik. Mandej pati edhe fjalë që ‘do t’ju vras’ e këso fjalë fyese. Tha ‘ju po ua mohoni të drejtën fëmijëve tëmi, ‘ti je kriminel’, e kështu”, tha Gashi për T7.