Gashi në takim me 30 ndërmarrës nga diaspora: Çdo qytetar i Kosovës është një ambasador

HomeLajme

Gashi në takim me 30 ndërmarrës nga diaspora: Çdo qytetar i Kosovës është një ambasador

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, mori pjesë në mbrëmjen solemne të organizuar nga platforma “Takimi”, që mblodhi n

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, mori pjesë në mbrëmjen solemne të organizuar nga platforma “Takimi”, që mblodhi në Prishtinë mbi 30 ndërmarrës të suksesshëm nga Zvicra, Austria, Gjermania, Suedia dhe Anglia, për tu takuar me profesionistë në Kosovë.

Zëvendësministrja Gashi ka thënë se motoja e takimit, “Guxo të ëndërrosh në Kosovë”, jep shpresë për një perspektivë të re, dhe një shtet që duam.

Duke i inkurajuar për punën ndër vite, Gashi ka thënë se ndihet krenare me potencialin që diaspora shqiptare ofron kudo nëpër botë.

“Shqiptarët si komunitet jashtë vendit po fuqizohen çdo ditë më shumë, ata po lëvizin dhe integrohen si komunitet që është i gatshëm për të gjitha sfida, të punoj, dhe të ketë një rol të rëndësishëm si qytetar të integruar në vendet ku jetojnë dhe veprojnë”, tha Gashi.

“Ju keni dëshmuar angazhimin e juaj, ngase ndër vite Kosovën e keni parë si treg potencial për investim e zhvillim”, ka thënë ndër të tjerash Gashi në fjalën para ndërmarrësve dhe të rinjve nga diaspora.

Gashi tutje tha se beson që çdo qytetar i Kosovës është një ambasador, dhe se kjo gjë është dëshmuar ndër vite, me artistë e sportistë, por edhe me ndërmarrës që kanë vendosur Kosovën në hartën e botës. /Klankosova.tv/