Gërvalla nga New York-u tregon nëse do të shkarkohet ambasadori Martin Berishaj

HomePolitikë

Gërvalla nga New York-u tregon nëse do të shkarkohet ambasadori Martin Berishaj

Krerët e shtetit duket se as që po e mendojnë aktualisht shkarkimin e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, i cili u përmend në raportim

Memli Krasniqi zyrtarisht kandidat për kryetar të ri të PDK-së: Do ta hapim një kapitull të ri për qytetarët pa dallim
Vuçiq për dialogun Kosovë-Serbi: Me Kurtin nuk ka kuptim të bisedohet
Mustafa: Lidhja LVV-PDK për qeverisjen 4 vjeçare të Gjilanit është më e natyrshmja dhe më e mira e mundëshme

Krerët e shtetit duket se as që po e mendojnë aktualisht shkarkimin e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, i cili u përmend në raportimin e televizionit slloven, si i përfshirë në një skandal financiar që është zbuluar në Slloveni.

Kështu ka deklaruar edhe shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz gjatë një lidhje direkte nga New York-u.

Gërvalla ka thënë se do të bisedojë brenda një kohe shumë të shkurtër personalisht me ambasadorin në fjalë.

Sipas saj, s’ka asnjë indikacion se raportimi i mediumit slloven është i saktë.

“Në fakt bëhet fjalë për një raportim të një mediumi slloven në fushatën elektorale që po zhvillohet në Slloveni. I kam lexuar me kujdes të gjitha raportimet. Brenda një kohe të shkurtër, do të bisedoj personalisht me ambasadorin Berishaj, i cili shumë qartë ka treguar edhe publikisht që nuk ka asgjë të vërtetë në ato raportime mediale, dhe që do të ndërmerr hapa ligjor me këto akuza që po përballet përmes atij mediumi”, ka thënë Gërvalla në RTV Dukagjini.

Gërvalla ka thënë se s’ka arsye të besojë se këto pretendime mund të dalin të sakta, duke treguar kështu se i beson ambasadorit.

“Nuk kam asnjë arsye të besoj që këto pretendime mund të dalin si të sakta, përderisa ambasadori thotë që ato nuk janë të sakta. Është çështje e organeve të drejtësisë që iu është drejtuar z.Berishaj që të bëjnë një konstatim të tillë, dhe jo e jona, apo e interpretimeve të ndryshme. Ne do të ndjekim me shumë kujdes të gjitha zhvillimet, dhe do të ndërrmarim hapat atëherë kur ato do të jenë të nevojshme, nëse do të jenë të nevojshme, gjë për të cilën deri në këtë moment nuk kemi asnjë indikacion. Deri në këtë moment s’ka asnjë arsye për të besuar që ato raportime përmbajnë të vërtetën”, është shprehur kryediplomatja.

Edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë një reagim pas raportimit për skandalin financiar që implikon ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj e që është në linjë me presidenten Vjosa Osmani duke thënë se po presin prova dhe fjalën e organeve të drejtësisë.

Ai ka thënë se si qeveri janë të përgjegjshëm dhe llogaridhënës por janë të interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara.

“Kërkesa për sqarime mbi të vërtetën është gjithmonë legjitime. Si qeveri ne jemi të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, por jemi të interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara dhe prova e jo pretendime dhe akuza”, ka thënë Kryeziu./Reporteri.net