Gërvalla pas akuzave të konsullit të shkarkuar: Nepotizmi dhe punësimet e paligjshme e kanë dëmtuar rëndë diplomacinë tonë

HomeLajme

Gërvalla pas akuzave të konsullit të shkarkuar: Nepotizmi dhe punësimet e paligjshme e kanë dëmtuar rëndë diplomacinë tonë

Pas letrës së konsullit të Republikës së Kosovës, Lulzim Krasniqi, përmes së cilit njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme e ka shkarkuar atë nga poz

Kurti flet rreth mundësisë që Rusia të zgjerojë luftën në Ballkan
Pastrohet nga mbeturinat edhe hapësira rreth pendës së Përlepnicës
Ushtria serbe stërvitet afër Bujanocit për sigurimin e vijës kufitare me Kosovën

Pas letrës së konsullit të Republikës së Kosovës, Lulzim Krasniqi, përmes së cilit njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme e ka shkarkuar atë nga pozita që mbante në New York, ku e akuzoi edhe ministren Donika Gërvalla, kjo e fundit ka reaguar.

Pa iu drejtuar Krasniqit, përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka përmendur vendimet për punësimet siç thotë ajo ilegale e të jashtëligjshme, të cilat janë shfuqizuar.

“Prandaj, punësimet ilegale, të jashtëligjshme në këtë ministri, të bëra në të kaluarën, janë shfuqizuar. Nëse ndërkohë do të konstatohen të tjera, të cilat ende nuk kanë dalë në pah, edhe ato do të shfuqizohen. Nuk ka gënjeshtër, përrallë, shpikje, presion apo kërcënim që e ndal reformën e domosdoshme institucionale. Nepotizmi dhe punësimet e paligjshme e kanë dëmtuar rëndë diplomacinë tonë.

Prandaj: Drejtësi, barazi, llogaridhënie dhe meritokraci në punësim, vlerësim të punës, ngritje në pozitë, dërgim jashtë vendit. Kjo është formula e një funksionimi më të mirë të MPJD-së dhe e një përfaqësimi më dinjitoz të Republikës së Kosovës jashtë vendit”, ka shkruar ajo.

Krasniqi në letrën e tij të publikuar në media, i ka treguar Gërvallës se tashmë në New York s’do të ketë kush të ofrojë shërbime konsullore në prag të pushimeve të verës, kur kërkesat për dokumentacione do të arrijnë kulmin.

Me këtë vendim, ju sapo mbyllët të gjitha shërbimet konsullore në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork për shtetasit e Republikës së Kosovës-këto ditë kur kërkesat e tyre për shërbime arrijnë kulmin. Rrjedhimisht, meqë kam qenë i vetmi person i autorizuar për ofrimin e shërbimeve, me këtë vendim, duke filluar prej sot, u mbyllën të gjitha llogaritë për përdorimin e aplikimit të dokumenteve të udhëtimit. Bashkë me këto llogari,  fatkeqësisht, u mbyll çdo shërbim konsullor. Përgjegjësinë për këtë tashmë e keni ju!”, thuhet në letrën e tij.

Ndryshe, Krasniqi në letrën e tij ka përmendur edhe punën e flamurit të UÇK-së që e kishte mbajtur në Konsullatë, duke thënë se ka qenë ministrja Gërvalla që në muajin prill e kishte kërkuar largimin e flamurit nga Konsullata e Kosovës atje.

Me largimin tim, ju mund ta largoni atë edhe nga zyra ime, por krenarinë dhe luftën e UÇK-së nuk do të mund ta largoni asnjëherë nga institucionet e Kosovës, meqë UÇK-ja është vetë themeli i këtyre institucioneve”, thuhet në letrën e tij dërguar Gërvallës“, thuhet tutje në letër.

“E, largimi i flamurit të UÇK-së, të cilin, ti, zonja Gërvalla, atë ditë prilli nuk ta zinte goja ta quaje flamur i UÇK-së, por e quaje “flamur me simbole”, është një turp i madh dhe ka për qëllim rrënimin e institucioneve, të cilën gjë me sukses ke arritur ta bësh në MPJD”.