Gjendet e mitura e zhdukur në Viti, deklaron se është dhunuar nga një person

HomeLajme

Gjendet e mitura e zhdukur në Viti, deklaron se është dhunuar nga një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, e mitur nga Vitia, e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur të premten, ndë

Nazim Bllaca është gjallë, e konfirmon i vëllai
Voton Lutfi Haziri, uron që kjo ditë e bardhë të përfundojë ashtu siç ka filluar, në mënyrë të qetë
Rreth 40 mijë persona e humbën vendin e punës në vitin 2021, shuhen 1 mijë biznese

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, e mitur nga Vitia, e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur të premten, ndërsa pasi është intervistuar ka bërë të ditur se është dhunuar nga një person.

Në raport bëhet e ditur se personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Viti 04.11.2021-19:00,  Raportohet se viktima femër kosovare, e mitur,  e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur me datën 05.11.2021. Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit të qendrës për punë sociale, ku ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Po sipas raportit të Policisë, viktima është dërguar në ekzaminim gjinekologjik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.