Gjilan – Shkolla e agro-biznesit Arbëria që përdoret nga nxënësit për praktikë profesionale dhe njëkohësisht që shfrytëzohet nga Drejtoria Komunale e
Gjilan – Shkolla e agro-biznesit Arbëria që përdoret nga nxënësit për praktikë profesionale dhe njëkohësisht që shfrytëzohet nga Drejtoria Komunale e Arsimit, është në gjendje katastrofale që nga fillimi i qershorit të këtij viti thuhet në reagimin e LDK-së në Gjilan.
Është prishur njëri hidrofor që furnizon me ujë objektin dhe ky objekt është në mungesë te ujit prej atëherë e deri sot.
Për pasojë gjendja higjienike është alarmante që kërcënon shëndetin e nxënësve dhe personelit.
Është për habi se si nuk kanë ndërhyrë akoma deri me tani që nga qershori e deri më sot administrata komunale.
Shkolla profesionale model, e ndërtuar bashkê me Daniden nga Danimarka dhe e me standarde të larta, tani nuk ka ujë për nevoja elementare.
Kryetar, drejtoreshë dhe të tjerë përgjegjës, edhe çka duhet me ndodhë më keq që me ju zgju nga gjumi i thellë veror, apo ndoshta e keni lidh gjumin edhe me atë dimëror.