Gjermani, çmimi i bukës pritet të bëhet 10 euro

HomeLajme

Gjermani, çmimi i bukës pritet të bëhet 10 euro

Në Gjermani pritet që një bukë të shitet për 10 euro për shkak të problemeve në zinxhirin e furnizimit të shkaktuar nga konfliktet mes Rusisë dhe Ukra

Lirim Haxholli polici i vdekur aksidentalish
ZRRE e mbron sërish vendimin për shtrenjtimin e rrymës, Fejzullahu: Vendimi i Themelores nuk është i formës së prerë
Blerta Deliu e PDK-së: U trefishuan çmimet, Qeveria nuk po rritë rrogat

Në Gjermani pritet që një bukë të shitet për 10 euro për shkak të problemeve në zinxhirin e furnizimit të shkaktuar nga konfliktet mes Rusisë dhe Ukrainës.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka shkaktuar rritje të çmimeve ushqimore në gjithë Evropën.

Për shkak se shtetet evropiane po e kanë të pa mundur importimin nga Ukraina, është raportuar se çmimi i bukës në Gjermani mund të rritet deri në 10 euro.

Klaus-Peter Lucht, nënkryetar i Shoqatës së Fermerëve të Schleswig Holstein, tha se çmimi i një buke që shitet për 3-4 euro në Gjermani së shpejti mund të rritet në 10 euro.

Thuhet se rritja e tepruar e çmimit të bukës dhe ushqimeve në Gjermani është shkaktuar nga fakti se çmimet e grurit janë dyfishuar në krahasim me një vit më parë.