Gjermania ashpërson masat anti-COVID kundër Britanisë, të vaksinuar edhe të pavaksinuar duhet të futen në karantinim 14-ditorë

HomeLajme

Gjermania ashpërson masat anti-COVID kundër Britanisë, të vaksinuar edhe të pavaksinuar duhet të futen në karantinim 14-ditorë

Gjermania ka ashpërsuar masat për pasagjerët nga Britania e Madhe, si përgjigje ndaj përhapjes së shpejtë ndaj variantit të ri të coronavirusit – Omic

“Ura e shpresës”, merr formën moderne, lehtësohet qarkullimi i lëvizjes për fshatrat kufitare
Alban Hyseni mori mbi 800 vota më shumë se Lutfi Haziri
Pas përplasjes së Musliut me Pecin, propozohet që Kuvendi të draftojë Kodin e Etikës

Gjermania ka ashpërsuar masat për pasagjerët nga Britania e Madhe, si përgjigje ndaj përhapjes së shpejtë ndaj variantit të ri të coronavirusit – Omicron që ka goditur rëndë këtë vend.

Qendra kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve në Gjermani, Instituti Robert Koch, ka shtuar mbrëmë vonë Britaninë në listën e vendeve ku varianti i ri po përhapet me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thotë që çdokush që arrin nga Britania e Madhe në Gjermani, duhet të futet në karantinim 14-ditorë pavarësisht nëse është vaksinuar apo jo.

Në këtë listë, pra “zonat me prezencën e variantit Omicron” tashmë gjenden tetë vende Afrika përfshirë Afrikën e Jugut.

Masat e reja që hyjnë sonte në fuqi pas mesnatës, vijnë në kohën kur Britania e Madhe ka regjistruar numrin rekord të rasteve ditore me COVID-19. /Telegrafi/