Gjermania do t’i dërgojë edhe 2700 raketa kundërajrore

HomeLajme

Gjermania do t’i dërgojë edhe 2700 raketa kundërajrore

Ministria e Financave në Gjermani ka marrë vendimin për dërgimin e 2700 raketave kundërajrore në ushtrinë ukrainase, pas pushtimit rus. Bëhet e dit

Ministria e Financave në Gjermani ka marrë vendimin për dërgimin e 2700 raketave kundërajrore në ushtrinë ukrainase, pas pushtimit rus.

Bëhet e ditur se raketat që do dërgohen në ushtrinë ruse janë raketat Strela të prodhimit sovjetik.

Qeveria gjermane ka vendosur të ndryshojë politikën e embargos së armëve të Berlinit, e cila ka qenë në fuqi prej vitesh, për të lejuar dërgesat direkte të armëve në Ukrainë pas pushtimit ushtarak rus.

Për vite me radhë qeveria gjermane refuzoi të miratonte eksportet e armëve në zonat e luftës ose të lejonte palët e treta që t’u dërgonin atyre armë të prodhimit gjerman.

/GazetaSinjali/