Gjermania e ka shtuar “dashurinë” për Kosovën

HomeLajme

Gjermania e ka shtuar “dashurinë” për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka bërë thirrje që të investohet në Kosovë, sidomos në fushën e energjisë që prodh

Rrahje me ‘stupca’ në Gjilan/ Kushërinjtë bëhen llom mes vete për parking, ndërhyn Policia
Rizvanolli: Marrëveshja me MCC-në do të ndihmojë për pavarësinë energjetike të Kosovës
Myftiu Tërnava uron myslimanët në prag të fillimit të Ramazanit

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka bërë thirrje që të investohet në Kosovë, sidomos në fushën e energjisë që prodhohet nga era.

Këtë porosi Baerbock e tha nga Berlini ku nisi samiti ku flitet për zhvillimet në fushën energjetike. Në të njëjtën ngjarje kryediplomatja gjermane ndau përshtypjet nga hapja e Parkut të Erës që e bëri më 11 mars në Selac të Mitrovicës.

Ndërkohë, kancelari Olaf Scholz krejt kohën po flet për urgjencën që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë në Bashkim Evropian.

E kryetari i komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, bëri thirrje që Evropa menjëherë të përmbushë premtimin që t’i liberalizojë vizat për kosovarët.

Ky angazhim special gjerman, sipas drejtorit në Institutin Epik, Demush Shasha, shtrihet në dy rrafshe. E para se politikën e jashtme në Berlin e udhëheqin të gjelbrit dhe e dyta lufta në Ukrainë.

“Duhet të arrijmë në një stad në të cilin nuk jemi ende e ku Gjermania merr rolin e saj ushtarak, atë të sigurisë dhe rolin udhëheqës diplomatik në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Ndërkohë shteti tjetër shtyllë e BE-së, Franca, në raport me disa procese euro-integruese si rasti i liberalizimit qëndron kryesisht e heshtur, kurse Gjermania e do këtë punë të kryer.

“Shoh një dritare të vogël për këtë çështje pas zgjedhjeve presidenciale në Francë”, shtoi Shasha.

Më 2 mars, Republika Federale e Gjermanisë emëroi të dërguarin e saj të posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Kjo pozitë iu dha politikanit nga partia e gjelbër Manuel Sarrazin.