Gjermania fillon mbushjen e depove më të mëdha të gazit në Evropën Perëndimore

HomeLajme

Gjermania fillon mbushjen e depove më të mëdha të gazit në Evropën Perëndimore

Gjermania ka filluar mbushjen e objektit të madh të magazinimit të gazit “Rehden”, pasi braktisi Gazpromin e Rusisë. “Ne po punojmë intensivisht pë

Fauci paralajmëron një variant më të rrezikshëm se Delta
Kryetari Hyseni merr mbështetje nga presidentja Osmani për t’i shtyrë përpara projektet zhvillimore për Gjilanin
Zgjohet nga gjumi LDK-ja e Gjilanit, nga sot nuk do e falin Alban Hysenin

Gjermania ka filluar mbushjen e objektit të madh të magazinimit të gazit “Rehden”, pasi braktisi Gazpromin e Rusisë.

“Ne po punojmë intensivisht për zgjidhjet për të siguruar shumë më shumë gaz që të mund të rrjedhë në objektin e magazinimit,” i tha Reuters Egbert Laege, administruesi i besuar nga rregullatori gjerman i energjisë për të menaxhuar përkohësisht kompaninë, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Gazprom muajin e kaluar hoqi dorë nga biznesi i tij “Gazprom Germania”, duke përfshirë vendin më të madh të depozitimit të gazit në Evropën Perëndimore në Rehden, pasi marrëdhëniet diplomatike u përkeqësuan.

Sipa Aljazeera gazi rus është jetik për Evropën dhe Gjermaninë në veçanti.