Gjermania në kërkim të punëtorëve për këto profesione

HomeLajme

Gjermania në kërkim të punëtorëve për këto profesione

Me qëllim që të shmangë mungesën e punëtorëve, në Gjermani duhet të ndodhë një migrim i shkallës së gjerë. Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë, Ro

Bllokada në veri ul importin e mallrave nga Serbia
Paralajmërohet largimi i turistëve nga Shqipëria për shkak të çmimeve të larta
Ngjarje e rëndë në Kroaci: Dy trena përplasen mes vete, raportohet për të paktën tre të vdekur dhe shumë të lënduar

Me qëllim që të shmangë mungesën e punëtorëve, në Gjermani duhet të ndodhë një migrim i shkallës së gjerë.

Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë, Robert Habeck i cili argumentoi se mungesa e fuqisë punëtore minon produktivitetin dhe vë në rrezik tranzicionin e suksesshëm të energjisë.

“Ne tani kemi 300,000 vende të lira të punës dhe ne presim që ky numër të arrijë deri në një milion”, tha ai të martën gjatë një konference për media.

“Nëse nuk arrijmë të mbushim zbrazëtirën, ne do të kemi probleme reale të produktivitetit”, shtoi ai.

Habeck tha se trajnimet për punë do të ndihmonin shumë, por migrimi më i madh do të jetë thelbësorë “për inxhinierët, zejtarët” dhe profesionet e tjera.