Gjermania përgatitet për stuhi të forta dhe tornado

HomeLajme

Gjermania përgatitet për stuhi të forta dhe tornado

Shërbimi kombëtar i motit i Gjermanisë ka paralajmëruar se në pjesët perëndimore të vendit mund të ketë stuhi të forta para të premtes, si dhe tornado

​Njëqind eurot ndihmë apo ‘lëmoshë’ për qytetarët
Bedri Hamza deklarohet pasi u shpall fitues pa balotazh nga Exit Poll-et: Ky është shpirti i Mitrovicës
Kolonat në vendkalimet kufitare, në Merdar deri në dy orë pritje

Shërbimi kombëtar i motit i Gjermanisë ka paralajmëruar se në pjesët perëndimore të vendit mund të ketë stuhi të forta para të premtes, si dhe tornado të mundshëm.

Shërbimi i motit “DWD” parashikoi reshje të forta shiu dhe breshër në Gjermaninë perëndimore dhe veriperëndimore të enjten, me disa zona që do të ketë rrebeshe deri në 100 kilometra në orë, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet në rajon kanë qenë në gatishmëri të lartë pas përmbytjeve vdekjeprurëse që goditën pjesë të Gjermanisë dhe Belgjikës korrikun e kaluar.

Gjermania, si shumë nga fqinjët e saj evropianë, ka përjetuar një pranverë më të ngrohtë dhe më të thatë se zakonisht këtë vit, me pak reshje shiu dhe shumë diell.