Gjeti kuletën me 1 mijë e 860 euro, ia kthen pronarit në Ferizaj

HomeLajme

Gjeti kuletën me 1 mijë e 860 euro, ia kthen pronarit në Ferizaj

Dje një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën ‘’Ramdan Rexhepi’’ në Ferizaj. Ai menjëherë e ka njof

Katër gjyqtarë i futen garës për kryetar të Gjykatës Themelore në Gjilan
Bullgaria nesër shpall ditë zie
Momenti kur delegacioni ukrainas arrin në vendin ku do të mbahen negociatat me Rusinë

Dje një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën ‘’Ramdan Rexhepi’’ në Ferizaj.

Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

“Portofoli i përkiste qytetarit me inicialet M.S (M/K) i moshës 37 vjeçar nga Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 1860 euro, letërnjoftimi dhe patent shoferi i RKS-së”, njofton policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.