Gjilan: Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

HomeLajme

Gjilan: Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 20.10.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore k

Inspektorati i MINT kryen verifikimin e peshoreve në Gjilan, shqipton gjoba për parregullsi
Polici bën gjestin heroik, e shpëton nga vetëvrasja një kosovar që kishte bërë gati edhe “amanetin”
Ministrja Haxhiu priti në takim delegacionin francez

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 20.10.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar S.D. (1986).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej njëqind (100) ditësh për veprën penale ‘’Vjedhje’’ nga neni 313 i KPRK-së.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.