Gjilan: Droni do t’u rri mbi kokë prerësve ilegalë të pyjeve

HomeLajme

Gjilan: Droni do t’u rri mbi kokë prerësve ilegalë të pyjeve

Tash e tutje duhet të mendoni mirë nëse e vlen të hyni në mal të shtetit, për të vjedhur dru, sepse nëse deri më tani keni mundur t’i shpëtoni rojës,

Ukraina thotë se janë vrarë 3500 ushtarë rusë deri më tani
Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme
Sot nis numërimi i votave të diasporës

Tash e tutje duhet të mendoni mirë nëse e vlen të hyni në mal të shtetit, për të vjedhur dru, sepse nëse deri më tani keni mundur t’i shpëtoni rojës, tanimë e keni vështirë t’i shpëtoni dronit, i cili ju vëzhgon nga ajri.

Me avancimin e teknologjisë janë krijuar kushtet për monitorimin e pyjeve nga ajri, përmes dronit. Këtë metodë do ta zbatojë edhe komuna e Gjilanit, madje e para në Kosovë do të monitorojë mbi 20.000 hektarë pyje në pronësi shtetërore dhe private.

Droni do të ndihmojë Sektorin e Pylltarisë në monitorimin, identifikimin dhe kapjen e prerësve ilegalë, sikurse edhe do të ndikojë në preventivën kundër zjarreve.

Droni i takon teknologjisë së avancuar dhe ka fushëveprim deri në 10 km në vijë ajrore.