Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjilan, ka bërë të ditur se në dy raste të ndara ka arrestuar katër persona të dyshuar për kultivim dhe
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjilan, ka bërë të ditur se në dy raste të ndara ka arrestuar katër persona të dyshuar për kultivim dhe trafikim me narkotikë.
Në rastin e parë, sot rreth orës 09:00 ka arrestuar dy të dyshuar të moshave të ndryshme, sipas informacioneve nga Policia njëri është i moshës 47-vjeçare M.K., ndërsa tjetri një 23-vjeçar L.K.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova substancë narkotike-marihuanë me peshë prej 121.2 gram, nëntë bimë kanabis sativa, një armë gjahu dhe 159 copë fishekë.
Ndërsa në rastin e dytë, policia ka arrestuar dy të dyshuar A.B.,19-vjeçar dhe A.B., 26-vjeçar.
Dy të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.