Gjilan: Ushtron dhunë ndaj të fejuarës, dërgohet në mbajtje

HomeLajme

Gjilan: Ushtron dhunë ndaj të fejuarës, dërgohet në mbajtje

Policia në Gjilan ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj të fejuarës. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjilan, k

Zelensky: Jam gati për negociata me Putinin, por nëse ato dështojnë, mund të nënkuptojë një luftë të tretë botërore
USAID përzgjedh Gjilanin si komunë partnere për zbatimin e Programit për Kontratën Sociale për tri vitet e ardhshme
Policia ndalon veturën në Viti, 23-vjeçarit i gjendet marihuanë

Policia në Gjilan ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj të fejuarës.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjilan, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Si pasojë e sulmit fizik nga i fejuari, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan, 15.11.2021 – 23:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.