Gjilanasi denoncon djalin e tij për dhunë në familje, i riu përfundon në pranga

HomeLajme

Gjilanasi denoncon djalin e tij për dhunë në familje, i riu përfundon në pranga

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike, rap

Aksion tek Ministria e Bujqësisë, ky është numri i të arrestuarve
Gjykata Themelore Gjilan ka zgjidhur 10.279 lëndë gjatë vitit 2021
“Kush e rrah bojlerin me thupër, e vokë ujin” – motoja qesharake në gjimnaz e kandidatit të VV-së

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike, raporton Gazeta Sinjali.

Në hall me djalin e tij është edhe një burrë në Gjilan, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës për të evituar rrezikun që i kanoset si pasojë e veprimeve të dhunshme të 20-vjeçarit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i riu dyshohet që tash e një kohë është larguar nga shtëpia, por që është kthyer atje në ditët e fundit.

E ardhja e tij në shtëpinë  e prindërve u përcoll me zhurmë e telashe, pasi ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij, të cilin madje ka tentuar edhe ta sulmojë fizikisht. Në konflikt e sipër, 20-vjeçari ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale në shtëpi, pasi me veprimet e tij të dhunshme ka shkatërruar orenditë shtëpiake.

Përballë kësaj situate, 62-vjeçari ka rrëfyer në Polici gjithë problemet që ka me të birin, duke bërë kështu që njësitë policore të arrestojnë të dyshuarin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.