Gjilanasi eskalon, ia thyen hundën dhe pesë dhëmbë një personit

HomeLajme

Gjilanasi eskalon, ia thyen hundën dhe pesë dhëmbë një personit

Një debat verbal mes dy qytetarëve në Gjilan ka përfunduar në një konflikt fizik, ku si pasojë njëri nga personat e përfshirë në rast ka pësuar lëndim

Goditet bixhozi i paligjshëm dhe skemat piramidale, të pranishme edhe vjedhjet e rënda
Arrestohet një person për dhunë në familje në Gjilan
E dhimbshme/ Kjo është studentja që humbi jetën në aksident derisa po kthehej në Kosovë

Një debat verbal mes dy qytetarëve në Gjilan ka përfunduar në një konflikt fizik, ku si pasojë njëri nga personat e përfshirë në rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sinjali mëson se gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshje që i dyshuari dhe viktima kishin mes vete, që eskaloi në grushte e shqelma.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari B.I., ka sulmuar aq keq viktimën sa ia ka thyer hundën, pesë dhëmbë dhe i ka shkaktuar lëndime edhe pas veshit.

Për shkak të goditjeve të forta që ia ka shkaktuar i dyshuari, mësohet se viktima i është nënshtruar një operacioni kirurgjik.

Lidhur me këtë rast janë ndërmarrë veprime hetimore, me ç’rast ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti dhe është urdhëruar masa e ndalimit prej 48 orësh nga prokurorja e shtetit.