Përdorimi i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha të rinjve kosovarë, të cilët shpesh humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agre
Përdorimi i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha të rinjve kosovarë, të cilët shpesh humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në rrugen ‘Gjon Sereqi’ në Gjilan, ku djali dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.
E frikësuar dhe e shqetësuar nga fjalët e djalit i cili e kërcënoi se do ta dëbojë nga shtëpia, ajo ka kërkuar ndihmën e Policisë. I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ai do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’