Gjilanasi rrah brutalisht kunatën e tij, e bën për spital – vet përfundon në pranga

HomeShëndeti

Gjilanasi rrah brutalisht kunatën e tij, e bën për spital – vet përfundon në pranga

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga b

LAJMI I FUNDIT: 28 të vdekur edhe 920 raste të reja
MSh vendos për dhënien e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19
Spitali i Gjilanit në pagat jubilare i përfshiu edhe kujdestaritë, rrogat shkuan deri në 5-6 mijë Euro

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në një familje në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht kunatën e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e dhunës që përjetoi, 29-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, teksa rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka rrahur keq duke e goditur me grushte.

Si rezultat i denoncimit, 39-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.