Gjilani eliminohet nga Liga e Konferencës, pëson tre gola – dy nga penalltitë

HomeSport

Gjilani eliminohet nga Liga e Konferencës, pëson tre gola – dy nga penalltitë

Gjilani ka pësuar humbje me rezultat 3-1 ndaj Liepajas në kuadër të ndeshjes kthyese për Ligën e Konferencës, duke e bërë të pavlefshme fitoren para n

Formacionet zyrtare të ndeshjes mes Kosovës e Burkina Fasos: Alain Giresse starton me këtë 11-she
Sporti e kultura, sukseset kryesore të Kosovës gjatë këtij viti
Zbulohet plani i shtëpisë super luksoze të futbollistit nga Zhegra që po kritikohet ashpër nga fqinjët e tij

Gjilani ka pësuar humbje me rezultat 3-1 ndaj Liepajas në kuadër të ndeshjes kthyese për Ligën e Konferencës, duke e bërë të pavlefshme fitoren para një jave.

Gjilani kishte fituar me rezultat 1-0 në ‘Fadil Vokrri’, fitore që nuk i mjaftoi.

Pjesa e parë e duelit që u zhvillua në stadiumin “Daugavas” në Liepaja të Letonisë u mbyll 0-0.

Asnjëra skuadër nuk arriti të krijojë raste të pastra në 45 minutat e parë.

 

Gjilani mundësinë më të mirë e kishte me Blerim Krasniqin, por gjuaja e tij shkoi jashtë. Gjilanasit nuk goditen asnjëherë brenda kornizës, kurse vendasit patën dy gjuajtje, por portieri Enea Koliçi ishte në vend.

Katër lojtarë të Liepajas u ndëshkuan me karton te verdhë, kurse vetëm Aziz Keita te Gjilani.

Me të filluar pjesa e dytë filluan edhe golat. Brenda gjashtë minutash janë realizuar dy gola, nga një për secilën skuadër.

Ekipi nga Letonia ka kaluar në epërsi në minutën e 49-të. Realizues i golit për Liepajan është Arturs Karasauskas nga penalltia (1-0).

I shpejt ka qenë reagimi i Gjilanit që ka barazuar shifrat me Blerim Krasniqi, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 51-të (1-1).

 

Golin për 2-1 për vendasit e shënoi Nemanja Belakoviq në minutën e 64-t.

Ai realizoi pas një topi të kthyer, ku fillimisht u qëllua shtylla.

 

Kur ndeshja pritej të shkonte në vazhdime, Besar Musolli shkaktoi penallti në minutën e 88-të.

Ishte Dodo që shënoi nga pika e bardhë për 3-1.

 

Deri në fund provoi të shënojë, por nuk ia arriti, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3-2. /Telegrafi/